Rikthimi dhe emërime, trajneri ka një “peng”

Futboll

Rikthimi dhe emërime, trajneri ka një “peng”

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 17:30
Rikthimi dhe emërime, trajneri ka një “peng”

Te Kukësi po përgatiten për sezonin e ri me verilindorët që do të kërkojnë të rikthehen pretendentë për kampionatin, pas një edicioni zhgënyes në të cilin nuk mundën të preknin as Kupat e Europës.

Kështu, krahas merkatos për të përforcuar organikën e futbollistëve në klubin verilindor ka pasur lëvizje edhe në drejtim teksa skuadra i është besuar trajnerit Skënder Gega.

Tekniku tropojan së fundmi ka kompletuar edhe stafin e ri teknik të Kukësit teksa është rikthyer përgatitësi i portierëve, Florian Ristani me të cilin Gega ka punuar te Partizani. Nga ana tjetër, në stafin e ri teknik të Kukësit ka vend edhe për video-analist, rol që do të mbulohet nga Edon Beliu, ndërsa rolin e përgatitësit atletik do ta mbulojë Oriand Abazaj ndërsa te verilindorët më parë në këtë detyrë kishin Iris Selimin.

Për këtë të fundit, Gega është shprehur se do të donte ta kishte pjesë të stafit, ndërsa bie në sy se tre të afruarit vijnë pas eksperiencës së vitit të kaluar te Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat