Nurishmi flet për sezonin “debutues”

Futboll

Nurishmi flet për sezonin “debutues”

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 00:13
Nurishmi flet për sezonin “debutues”

Drejtuesi i projektit VAR në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, në një prononcim për FSHF.ORG, ka analizuar vitin e parë të implementimit të këtij sistemi në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Nurishmi ka vlerësuar në kompleksitet vitin e parë të sistemit VAR (Video Assistent Referee) në Shqipëri dhe është ndalur te problematikat e evidentuara.

“Nëse e shikojmë në total të gjithë vitin e sistemit VAR në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, me një total prej 196 ndeshjesh, vlerësimi është shumë pozitiv.

Duhet të mos harrojmë edhe faktin se ishte viti i parë, një eksperiencë e re dhe përballeshim me shumë të panjohura. Kemi evidentuar edhe problematika, ku në 6 ndeshje nuk kemi arritur ta implementojmë për shkak të problematikave teknike dhe ato të lidhura me infrastrukturën e stadiumeve, pa harruar këtu mungesën e eksperiencës”, – shpjegon drejtuesi i projektit VAR në FSHF.

“Do mundohemi që këtë sezon të ri 2022-2023 të mos përsëriten problematikat e evidentuara vitin e kaluar. Teknikët që bëjnë implementimin këtë vit kanë një eksperiencë më të madhe, e cila sigurisht është shumë e rëndësishme.

Në të njëjtën kohë do të zhvillojmë edhe trajnime me operatorët që të jemi gati për sezonin e ri. Kemi filluar gjithashtu inspektimi në të gjitha stadiumet dhe janë lënë detyra për përmirësimin e infrastrukturës. Kam shumë besim që ky sezon për arsyet e sipërpërmendura do të jetë shumë herë më pozitiv në krahasim me edicionin e parë për shkak të eksperiencës dhe kushteve më të mira”, – nënvizoi Nurishmi.

Sistemi VAR është një nga projektet dhe investimet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit, që në këtë sezon debutues ka sjellë padyshim rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në futbollin shqiptar, duke minimizuar edhe gabimet e gjyqtarëve.

Fazës së implementimit i ka paraprirë një punë e madhe përgatitore që konsistonte në trajnime të shumta me ekspertë të FIFA-s, ku është shpjeguar përdorimi i teknologjisë, janë dhënë informacione mbi mënyrat e përdorimit të aparaturave për të gjithë stafin teknik dhe atë të arbitrave, si edhe arbitrat janë trajnuar vazhdimisht ër rregulloren e ndërhyrjes së këtij sistemi gjatë një ndeshjeje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat