Largohet nga Shkupi, shkon në Armeni

Futboll

Largohet nga Shkupi, shkon në Armeni

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:25
Marjan Radeski

Sulmuesi i deridjeshëm i FC Shkupit, Marjan Radeski, edhe zyrtarisht është bërë me klub të ri. 27-vjeçari ka vendosur ti thotë “PO”, skuadrës  së njohur armene të Pjunik, duke u transferuar për herë të parë jashtë Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Radeski karrierën e kishte nisur në vendlindje me skuadrën e 11 Oktomvri, për të vijuar më pas te Metalurgu, Shkëndija, Akademia Pandev dhe së fundmi te FC Shkupi.

Me këta të fundit edicionin e kaluar, Radeski luajti në 30 ndeshje, duke realizuar 6 gola dhe 6 asistime, mirëpo i njëjti nuk gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e FC Shkupit, duke i dhënë fund qëndrimit një vjeçar në Çair.

Ndryshe në elitën e futbollit vendor, Radeski numëron 257 ndeshje, 64 gola dhe 24 asistime, duke fituar edhe 3 tituj kampion, dy me Shkëndijën dhe një me FC Shkupin, si dhe trofeun e Kupës, me Shkëndijën,

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat