De Biazi “i shkel syrin” Shqipërisë për rikthim si trajner

Futboll

De Biazi “i shkel syrin” Shqipërisë për rikthim si trajner

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:56
De Biazi “i shkel syrin” Shqipërisë për rikthim si trajner

De Biazi ka dhënë një rrëfim në “Oversport”, ku la të hapur mundësinë për t’u rikthyer te Shqipëria. Trajneri italian u shpreh se është i lidhur me krijesën e tij që e dërgoi në Europian.

Qartësisht shihet dëshira e De Biazi për t’u rikthyer sërish te Shqipëria, por nga ana tjetër thuhet se ky rikthim mund të ndodhte me telefonatën e Armand Dukës dhe jo me një vetëkandidim.

“Broja është lojtar i mirë. Nuk ka treguar ende nivel të lartë ndërkombëetar. Ka sigurisht cilësi teknike dhe fizike të një niveli të kënaqshëm që duhet të kanalizohen në drejtimin e duhur për të dhënë kontribut me rëndësi në skuadër. Problemi më i madh është që nuk duhet trumpetuar si fenomen gjatë gjithë kohës pasi nuk sjellë gjë të rëndësishme, nuk të lë të rritesh dhe nuk e ndihmon fare Brojën.

Kur jeton në një realitet si Shqipëria, kur erdha unë ishim të 80 në FIFA dhe pastaj shkuam te 22.

Prandaj mbetesh I lidhur me krijesën tënde. Kur dëgjoj fjalën Shqipoëri, buron dicka së brendshmi. Kam kontratë deri në 30 shtator, deri në përfundim të Nationals League. Pas kësaj, porta e Shqipërisë mund të hapet. Nuk e di. Nëse jo, nëse do të nevojitet ndonjë këshillë për Armand Dukën, jam gati që t’ia jap. Nuk mund të vetëkandidohem për trajner te Shqipëria”, tha De Biazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat