Vetëm një kujtim i hidhur

Futboll

Vetëm një kujtim i hidhur

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:01
Vetëm një kujtim i hidhur

Goditja e parë e vërtetë e Manchester United mund të jetë Christian Eriksen. Pas arrestit kardiak në “Euro 2020”, danezi u kthye në fushë shkurtin e kaluar, duke e tërhequr Brentford drejt zonës së sigurisë (mbijetesës).

Kontrata e tij skadoi dhe doli futbollist i lirë, ndaj po shikon përreth për ekipin e radhës. Sipas shtypit anglez, “Djajtë e Kuq” janë në “pole position” për danezin, pasi kanë nisur kontaktet pozitive me ish-mesfushorin e Interit.

Në pjatë, një ofertë prej rreth 9 milionë euro bruto në sezon. Lojtari, i cili ka propozime të tjera nga Premier League (nga Tottenham tek Everton), fillimisht do të donte të kuptonte se si do të lëvizë Manchester United në treg për të vendosur.

Rilindja e Eriksen – “Do të doja të luaja sërish në Champions League. Kam disa propozime për këtë, që do t’i vlerësoj me kujdes”. Në TV skandinav “Viaplay”, Christian Eriksen bëri një pasqyrë të situatës aktuale dhe të ardhmes së tij të afërt.

Nëse deri pak ditë më parë, hipoteza e qëndrimit te Brentford avancohej për t’i garantuar një vend titullari në kuadër të Kupës së Botës në Katar, që do të luhet në nëntor dhe dhjetor të këtij viti, tani po bien sirenat e “klubeve të mëdha”. Ato po tingëllojnë sërish, përfshirë Tottenham dhe Manchester United.

Të themi të vërtetën, opsioni i “Djajve të Kuq” duket se nuk e josh fort sportivisht, për shkak të mungesës së kualifikimit në Champions League. Sipas “Daily Mail”, mundësia e rikthimit të tij te “Spurs”, në oborrin e ish-trajnerit të tij të Interit, Antonio Conte, e frymëzon. Me këtë klub, Eriksen tashmë ka luajtur finalen e Champions League 2018-2019, e fituar nga Liverpool-i 2-0.

Me fanellën e Brendford, Eriksen kontribuoi me një gol, 4 asiste dhe si pikë referimi e një sezoni për t’u mbajtur mend. Skuadra londineze ia doli të mos rrezikonte asnjëherë të zhytej në luftën e mbijetesës.

Dhe kjo falë kërcimit cilësor me ardhjen e ish-mesfushorit të Interit në shkurt, pas rikuperimit shëndetësor (ai pësoi arrest kardiak në qershor 2021, në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, e vlefshme për “Euro 2020”). Trajneri bashkatdhetar i tij Thoms Frank shpresonte ta mbante:

“Ka ende shumë për të bërë këtu te Brentford. Christian mund të na japë një dorë të madhe. Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë dyshim për gjendjen e tij fizike në fushë. Nuk ishte një dëmtim, por problem me zemrën, që ai e zgjidhi”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat