Bislimi i bashkohet Prishtinës: Numrin 87 e zgjodha për nder të “Plisave”

Futboll

Bislimi i bashkohet Prishtinës: Numrin 87 e zgjodha për nder të “Plisave”

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:17
Bislimi

Futbollisti i radhës që pa menduar dy herë vendosi që t'i bashkohet FC Prishtinës është portieri i talentuar Egzon Bislimi.

22-vjeçari vjen nga skuadra e Ramiz Sadikut, ekip me të cilin ka luajtur në dy vitet e fundit.

Bislimi ma parë ka qenë pjesë edhe e 2 Korrikut ndërkohë që talenti i tij ka rënë në sy edhe të Përfaqësueses së Kosovës U-21 për t'u bërë më pas pjesë e saj.

Egzoni si fëmijë ka qenë adhurues i Prishtinës dhe tifoz i flaktë i “Plisave”. Për nder të kësaj tifozerie ka vendosur që ta zgjedh numrin 87 për nder të vitit të themelimit (1987).

Ai është rrëfyer për faqen zyrtare të klubit me të nënshkruar kontratën me “bardhekaltërit”

"Ideja për t'u bashkuar me Prishtinën ka qenë e trajnerit Ismet Munishi. Për mua fanella e Prishtinës do të thotë nder, privilegj dhe krenari", tha Bislimi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat