Firmosi me Interin, reagon lojtari

Futboll

Firmosi me Interin, reagon lojtari

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:53
Firmosi me Interin, reagon lojtari

Henrik Mikitarjan nga sot është zyrtarisht një futbollist i Interit.

Mesfushori la Romën pas tre sezonesh duke fituar një trofe, atë të Ligës së Konferencës më 25 maj në stadiumin “AIR Albania” në Tiranë ndaj Fejnordit me rezultatin minimal 1-0.

33-vjeçari armen ka firmosur një kontratë 2-vjeçare që do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2024 në Milano.

Së fundmi, Mikitarjan ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij duke shkruar se ndihet i lumtur që i është bashkuar këtij klubi të madh dhe se do të japë gjithçka për të arritur objektivat e skuadrës:

“Shumë i lumtur që i bashkohem një klubi kaq të madh! Do të bëj më të mirën dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat”, shkroi Mikitarjan.

Më parë armeni ka qenë pjesë edhe e Arsenalit, Mançester Junajtid, Borusia Dortmund, Shaktar Donjetsk dhe Metalurg Donjetsk.

Në sezonin që përfundoi, Henrik Mikitarjan u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën verdhekuqe të Romës në 31 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar dhe 6 asiste.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat