Partizani me sponsor të ri

Futboll

Partizani me sponsor të ri

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:12
Partizani me sponsor të ri

Partizani vazhdon përgatitjet për dy duelet ndaj Saburtalo Tbilisi në raundin e parë të Conference League. Skuadra e Dritan Mehmetit do të luajë takimin e parë në Gjeorgji (7 korrik), ndërsa sfida e kthimit do zhvillohet në “Air Albania” një javë më vonë.

Ekipi i kuq është rikthyer në kryeqytet pas fazës përgatitore në Slloveni, aty ku zhvilloi edhe 3 takime miqësore: duke fituar një e barazuar dy të tjerat.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë zbuluar sponsorin e ri të klubit, që është Macron, kompania e njohur e veshjeve sportive.

Partizani me kënaqësi njofton për nënshkrimin e marrëveshjes me ‘Macron’. Kompania e njohur e veshjeve sportive “Macron” do të jetë zyrtarisht sponsori i ri teknik i Partizanit, për sezonin e ri 2022-2023.

Duke filluar nga përballjet e Europa Conference League ndaj FC Saburtalo skuadra do të prezantohet me uniformat e reja të firmës ‘Macron’”, lexohet në postimin e Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat