Juventus i ndryshon numrin Chiesa-s

Futboll

Juventus i ndryshon numrin Chiesa-s

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:16
Juventus i ndryshon numrin Chiesa-s

Te Juventusi kanë nisur që të zyrtarizojnë numrat për sezonin e ri, që në fakt konfirmojnë dhe zërat në merkato.

Federico Chiesa tashmë do të mbajë fanellën me numrin 7, që sezonin e kaluar u mbajt nga Vlahovic.

Sulmuesi serb nga ana tjetër gjithashtu do të ndryshojë numër, pasi tashmë do ta shohim me 9-tën mbi shpinë.

Numri 10 mbetet i lirë për Paul Pogba, për të cilin është çështje ditësh zyrtarizimi për transferimin.

Di Maria me shumë mundësi do të ketë numrin 21 ose 22.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat