Chelseas i vështirësohet transferimi i Ake

Futboll

Chelseas i vështirësohet transferimi i Ake

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 19:55
Nathan Ake.

Manchester City nuk do të heq dorë lehtë nga kartoni i Nathan Ake.

‘Citizens’ po bëjnë disa lëvizje në merkato dhe pritet që ata të largojnë disa emra.

Një nga emrat që flitej se mund të largohej ishte ai i Nathan Ake, por duket se situata nuk është ashtu siç thuhet.

Raportimet e fundit nga mediat britanike bëjnë të ditur se City ia ka bërë të ditur Chelseat se duhet ta harrojnë transferimin e Ake pa paguar një shumë të majme.

Newcastle thuhet të kenë ofruar 50 milionë funte dhe City ka refuzuar ofertën.

Edhe nëse Chelsea ofron 50 milionë, City nuk duan ta shesin lojtarin.

Në secilin rast, City do të tentonte të gjente një alternativë para se ta shiste Ake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat