Napoli drejt goditjes

Futboll

Napoli drejt goditjes

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:09
Kejlor Navas

Napoli ka filluar të mendojë në merkato dhe Spaleti kërkon të ngrejë një skuadër që të luftojë për tituj.

Tekniku italian ka nisur menjëherë nga puna për sezonin e ri dhe emri i parë që kërkon është Kejlor Navas.

Portierit nga Kosta Rika i skadoi kontrata me PSG-në dhe tashmë është pa skuadër. Nga ana tjetër, Napoli kërkon një portier me eksperiencë, pasi Ospina u largua nga ekipi.

Siç bëjnë me dije nga Italia, ish-portieri i Realit ka nisur bisedimet me Napolin për një transferim të mundshëm të tijin në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat