Priten zyrtarizimet e Pogba dhe Di Maria

Futboll

Priten zyrtarizimet e Pogba dhe Di Maria

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:04
Pogba dhe Di Maria

Java që vjen do të jetë vendimtare për Juventusin, pasi priten zyrtarizimet e dy lojtarëve më të komentuar të momentit.

Klubi italian është gati të zyrtartizojë transferimet e Paul Pogba dhe Angel Di Maria. Të dy lojtarët do të vijnë te bardhezinjtë me kosto zerë pasi janë të lirë në treg.

Ardhja e Pogbas dhe Di Marias në Torino duket se është e afërt. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano mendon se lëvizjet janë shumë pranë përfundimit.

“Juventusi do të përfundojë zyrtarisht marrëveshjet për Paul Pogba dhe Angel Di Maria javën e ardhshme. Dy nënshkrimet kryesore për t’u bashkuar si lojtar të lirë, të kërkuar nga Allegri.

Gjithçka është bërë me Pogban, vetëm çështje detajesh që Di Maria të rishikojë kontratat dhe më pas të prezantohet si lojtar i ri i Juves”, ka shkruar Romano.

Siç është raportuar nga La Gazzetta dello Sport, të dy lojtarët do të mbërrijnë gjithashtu te Juventusi pa paguar asnjë tarifë transferimi.

Si Pogbas me Manchester Unitedin dhe Di Marias me Paris Saint-Germain, u skadojnë kontratat nga 30 qershori, kështu që ata janë lojtarë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat