​Zbulohet arsyeja e largimit të Petr Cech nga Chelsea

Futboll

​Zbulohet arsyeja e largimit të Petr Cech nga Chelsea

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 20:58
​Zbulohet arsyeja e largimit të Petr Cech nga Chelsea

Ditë ma parë Petr Cech u largua nga roli i tij si këshilltar teknik dhe i performancës në Chelsea dhe duket se largimi i tij ishte i lidhur ngushtë me largimin e Romelu Lukakut drejt Interit.

Lukaku iu bashkua Chelseat nga Interi në një marrëveshje me vlerë 115 milionë euro 12 muaj më parë, por u kthye në ish-klubin e tij si huazim.

“The Guardian” raporton se një nga arsyet kryesore pas largimit të ish-portierit ishte se ai ndjeu se po zbehej roli vendimarrës i tij nën regjimin e presidentit të ri, Todd Boehly, pasi Cech kërkoi që Lukaku të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në skuadër, duke besuar në aftësitë e tij, përcjellë KosovaPress.

Sulmuesi belg e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i Chelseat në të gjitha garat, por shpesh hiqej nga formacioni startues për ndeshjet e mëdha.

Marrëdhënia e tij me klubin u tensionuan gjithashtu pasi ai dha një intervistë për mediat italiane në dhjetor, ku tha se nuk ishte i lumtur në Chelsea dhe dëshironte të kthehej në Inter.

Cech, i cili luajti për Chelsean nga 2004 deri në 2015, duke fituar trofe të shumtë, u rikthye si drejtor në vitin 2019, por u largua si pjesë e largimit pasi Boehly bleu klubin nga Roman Abramovich.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat