Humbje që dhemb, Xherdan Shaqiri zëvendësohet

Futboll

Humbje që dhemb, Xherdan Shaqiri zëvendësohet

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2022 Në ora: 12:53
Xherdan Shaqiri

Chicago Fire pësoi humbje në udhëtim, humbje që dhemb shumë për faktin se po e përkeqëson gjithnjë më e shumë bilancin.   

Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, u paraqit titullar për Chicagon dhe është zëvendësuar në minutën e 61-të. 

Chicago pësoi humbje me rezultat 2:1 nga San Jose Quakes.

Futbollisti nga Kosova, Shaqiri, u zëvendësua nga 19-vjeçarit Brian Gutierrez, një junior i Chicago Fire. 

Në Konferencën Lindore të Major League Soccer, Chicago është e 13-ta nga 14 ekipe (17 pikë nga 18 ndeshje), tetë pikë larg vendeve të play-off-it. (SDA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat