Eriksen te Manchester United, arrihet marrëveshja për 3 vite kontratë

Futboll

Eriksen te Manchester United, arrihet marrëveshja për 3 vite kontratë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:32
Eriksen

Christian Eriksen ka pranuar verbalisht t’i bashkohet Manchester United, ose të paktën kështu raporton “The Athletic”.

SuperSport shkruan se Eriksen u ka komunikuar “Djajve të Kuq” se dëshiron të luajë për ta dhe është i përgatitur të pranojë propozimin për një marrëveshje 3-vjeçare.

Kontrata për danezin është duke u përgatitur dhe shumë shpejt pritet që 30-vjeçari të bëjë kalimin në “Old Trafford”.

Pas rikthimit në janar kur u bashkua me Brentford, pasi kishte qëndruar për disa muaj jashtë për shkak të infarktit që pësoi në zemër gjatë Euro 2020, Eriksen ka bërë shumë mirë dhe u rikthye në super formë.

Eriksen ka luajtur më pare me Tottenham Hotspur midis 2013 dhe 2020. Ai luajti 226 herë në Premier League dhe shënoi 51 gola për skuadrën e “Spurs”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat