​Rriten mundësitë e kalimit të Ronaldos te Barcelona

Futboll

​Rriten mundësitë e kalimit të Ronaldos te Barcelona

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:01
Ronaldo

Ndoshta befasia më e madhe sa i përket lëvizjes së lojtarëve mund të ndodh pikërisht në këtë afat kalimtar.

Me Cristiano Ronaldon në kërkim të një rrugëdaljeje nga Manchester United, gazeta spanjolle “AS” raporton se agjenti i tij Jorge Mendes ka diskutuar për një marrëveshje të mundshme me Barcelonën.

Superylli portugez mburret për një lidhje të fortë me Real Madridin, por nuk përjashtohet mundësia që ylli portugez të bëjë një lëvizje senzacionale në “Camp Nou”.

Ronaldo nuk mori pjesë në stërvitjen e parë të “Djajve të Kuq” me trajnerin Ten Hag me arsyetimin se kishte një arsye familjare, por tashme dihet se marrdhënja e tij me trajneri e ri nuk është aspak e mirë dhe ai i ka kërkuar klubit që ta lirojë për t’u larguar.

Derisa emri i tij po lidhet me Barcelonën, për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe Juventusi, Chelsea, Roma dhe Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat