​Tuchel i thotë “JO” transferimit të Ronaldos në Chelsea

Futboll

​Tuchel i thotë “JO” transferimit të Ronaldos në Chelsea

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:10
Thomas Tuchel

Derisa po kërkon me çdo kusht largimin në Manchester United, Cristiano Ronaldos duke se i është mbyllur një derë për të ardhmen e tij.

Rivali i Unitedit, Chelsea, është përmendur si njëra nga destinacionet e radhës për yllin portugez, por “The Sun” raporton se trajneri Thomas Tuchel i ka bërë me dije drejtuesve se portugezi nuk është i nevojshëm në skuadrën e tij dhe se ai ka prioritete të tjera.

Pronari i ri i “Bluve”, Todd Boehly është i prirur të bëjë një goditje të madhe në merkato pas largimit të disa lojtarëve, por trajneri gjerman nuk është i bindur se ai duhet të jetë prioriteti i tyre.

Arsyeja kryesore pse Ronaldo po kërkon largimin nga Manchester United është se kjo skuadër nuk garon në Ligën e Kampionëve në sezonin që po vjen.

Përveç Cheleat, Ronaldo po lidhet edhe me skuadra si Barcelona, Roma dhe Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat