Laçi zbulon çmimet e biletave për sfidën ndaj Iskrës

Futboll

Laçi zbulon çmimet e biletave për sfidën ndaj Iskrës

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:43
Laçi

Klubi i Laçit do të luajë ndeshjen e turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës më 7 korrik.

Kurbinasit bënë një paraqitje mjaft dinjitoze vitin e kaluar, ku për herë të parë në historinë e tyre mbërritën në turin e tretë kualifikues të një kompeticioni europian. Të njëjtin sukses synojnë ta përsërisin edhe këtë verë, e pse jo edhe ta tejkalojnë atë.

Pengesa e parë do të jetë Iskra dhe për ta kaluar me sukses Laçi kërkon edhe ndihmën e tifozëve në stadium.

Kurbinasit kanë bërë publike çmimet e biletave për përballjen që do të luhet më 7 korrik, në orën 20:00, në “Elbasan Arena”

. Më e lira kushton vetëm 600 lekë të reja, ndërsa të tjerat kushtojnë 1000 lekë dhe 2000 lekë të reja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat