Jo vetëm Granada, në garë për Manaj është dhe një ekip anglez

Futboll

Jo vetëm Granada, në garë për Manaj është dhe një ekip anglez

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:45
Manaj

Rey Manaj është rikthyer te Barcelona, pas një sezoni në huazim te Spezia. Sulmuesi shqiptar duket se nuk do të qëndrojë gjatë në Katalonjë, madje kësaj radhe mund të largohet përfundimisht nga skuadra blaugrana.

Getafe kërkon që të blejë kartonin e sulmuesit shqiptar, të cilin Barcelona e vlerëson rreth 2 milionë euro.

Por gjatë ditës së sotme, një tjetër klub europian ka shfaqur interes për sulmuesin kuqezi.

Watford, që sezonin e kaluar nuk arriti të mbijetojë në Premier League, kërkon që të ndërtojë një skuadër konkurruese për tu kthyer sa më shpejt në elitën e futbollit anglez.

Manaj shihet si sulmuesi ideal nga anglezët, që nuk e kanë problem që të paguajnë kartonin e sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat