Milan konkurrohet nga skuadrat e Premier League

Futboll

Milan konkurrohet nga skuadrat e Premier League

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:58
Charles De Katelaere

Charles De Katelaere është kthyer në qendër të merkatos, pasi disa klube kërkojnë shërbimet e lojtarit të Club Brugge.

Milan është skuadra që qëndron në “pole-position” për shërbimet e De Katelaere, me kuqezinjtë që kanë bërë një ofertë fillestare prej 20 milionë euro plus bonuse, teksa skuadra belge kërkon shumë më shumë se kaq.

Por për t’iu prishur punë italianeve ka menduar Arsenali, me Artetën që kërkon alternativa në sulm për të përforcuar skuadrën, ku pas Gabriel Jesus, De Katelaere është një tjetër objektiv.

Kujtojmë se për shërbimet e sulmuesit belg kanë shfaqur interes edhe Leeds United, Neëscastle dhe Lyon..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat