Demiri nuk e vazhdoi bashkëpunimin me Besën

Futboll

Demiri nuk e vazhdoi bashkëpunimin me Besën

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:35
Demiri

Një nga lojtarët më të mirë dhe më perspektiv të Besës (Liga e dytë), Muas Demiri nuk e ka vazhduar bashkëpunimin me klubin nga Dobërdoli.

20-vjecari tregon arsyet e mosqëndrimit në radhët e klubit të fshatit.

“E kam ndërprerë bashkpunimin me Besën.

Në fillim kur më kanë thirrë më kanë premtuar disa gjëra të mira, por në fund asgjë nuk është realizuar.

Kam qëndruar te Besa më shumë për fshatin dhe banorët e fshatit, por premtimet nuk i mbajtën. Tani më kanë thirrë të vazhdojë kontratën, por kjo është arsyja përse unë nuk dëshiroj të qëndroj këtu”, deklaroi për Open-TV, 20 vjecari Muas Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat