​Sterling gjithnjë e më afër kalimit te Chelsea

Futboll

​Sterling gjithnjë e më afër kalimit te Chelsea

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:50
Raheem Sterling

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling raportohet se është në negociata të avancuara me Chelsean për një transferim në Stamford Bridge.

27-vjeçarit tani i kanë mbetur vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij ekzistuese me kampionët e Premier Ligës, të cilët janë përpjekur ta vazhdojnë atë por nuk kanë arritur marrëveshje me lojtarin dhe City po rrezikon që Sterling të largohet me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Chelsea me sa duket tani është skuadra favorite për të nënshkruar me Sterling këtë verë, dhe sipas “Sky Sports News”, bisedimet tani kanë përparuar dhe janë në një fazë të avancuar.

Raporti pretendon se Man City nuk ka sheh asnjë problem për të lënë Sterlingun të bashkohet me rivalët e Premier Ligës.

Shifra që drejtuesit e Cityt kërkojnë për ta lënë të lirë sulmuesin anglez është 50 milionë euro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat