Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija - Ararat

Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija - Ararat

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:51
Shkëndija para sfidës

Të enjten KF Shkëndija e zhvillon duelin e parë ndaj Ararat Yerevan në kuadër të raundit të parë të Ligës së Konferencës.

Tashmë kanë dalur në shitje biletat për këtë ndeshje e cila zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Me këtë rast KF Shkëndija inkurajon gjithë mbështetësit e saj që të paijsen me biletë për ndeshjen Shkëndija-Ararat përmes formës online në linkun karti.com.mk (https://bit.ly/3uoeMFI), apo edhe tek zyrat e Shkëndijës në Tetovë.

Një biletë për të ndjekur këtë ndeshje do ju kushtojë 300 denar, edhe atë në tribunat jugperëndim dhe juglindje, si dhe 400 denar për tu ulur në tribunat verilindje dhe veriperëndim.

Kujtojmë ndeshja midis Shkëndijës dhe Ararat Yerevan të enjten starton në ora 20:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat