Gripshi: Nuk e merituam barazimin

Futboll

Gripshi: Nuk e merituam barazimin

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:29
Gripshi

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka debutuar me barazim në arenën ndërkombëtare.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti baras me Zalgirisin.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1. Të dy golat u shënuan në 45 minutat e parë.

Autori i golit të Ballkanit, Nazmi Gripshi, pas ndeshjes tha se beson në kualifikimin tutje.

“I bëra një dhuratë vetes sepse shënova për ditëlindje. E pashë hapësirën dhe mendova të godisja, pastaj e pashë topin në rrjetës. Shpresën për kualifikim do ta kemi deri në fund. Nuk e merituam barazimin sonte. Në qoftë se luajmë si sonte, mendoj se nuk na mungon asgjë për të kaluar tutje”, u shpreh Gripshi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat