Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Futboll

Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:07
Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës!

Visar Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës, njofton FFK.

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është caktuar nga UEFA në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, më 7 korrik në orën 20:00. Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mentor Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat