Si pritet të rreshtohet Tirana sot në Luksemburg?

Futboll

Si pritet të rreshtohet Tirana sot në Luksemburg?

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:23
Si pritet të rreshtohet Tirana sot në Luksemburg?

Tirana ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Dudelanzh.

Skuadra ka qenë e plotë. Trajneri Orges Shehi në 90 minutat e fundit më shumë u fokusua te lojtarët duke u dhënë porosi të veçanta për fazën mbrojtëse dhe shpejtësisë me të cilën duhet të dalin në sulm.

Vazhdimisht ai u ka kërkuar lojtarëve të tij të luajnë qetë dhe thjeshtë. Trajneri i bardhebluve pritet që sot të hedhë në fushë skuadrën më të mirë.

Bekaj e nis në portë.

Më pas Toshevski, Ismajlgeci, Behiratçe, Najdovski në mbrojtje. Në mesfushë pritet të konfirmohen Totre, Aleksi dhe Limaj. Kështu është punuar gjatë gjithë javës, por edhe dje pasdite.

Sulmi plotësohet me treshen De Silva, Xhixha e Seferi. Stadiumi ku do të luhet ndeshja është më shumë se modest, sepse dukej edhe më i vogël se kompleksi “Skënder Halili” ku stërvitet Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat