Monza vazhdon me përforcime

Futboll

Monza vazhdon me përforcime

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:10
Monza vazhdon me përforcime

Monza nuk ndalet në merkato. Klubi i Serie A ka forcuar linjën e djathtë të mbrojtjes me Samuele Birindelin, djalin e Alessandro Birindelli, ish-mbrojtësit të Juventusit dhe kombëtares italiane.

22-vjeçari italian do të transferohet nga Pisa, ekip ku mbajti shiritin e kapitenit, te Monza për 1.5 milionë euro, aq sa ishte edhe klauzola e shitjes së tij.

Ndeshja e fundit e Birindelit me Pisën ishte humbja 4-3 ndaj Monzës, që i mundësoi klubit të Silvio Berlusconit kalimin për herë të parë në Serie A.

Ky është afrimi i gjashtë për Monzën, që më parë ka siguruar shërbimet e portierit Alessio Cragno, mbrojtësve Andrea Ranocchia dhe Andrea Carboni, dhe mesfushorëve Stefano Sensi dhe Matteo Pessina.

Adriano Galliani po shfaqet tepër aktiv në merkato. Lojtarë të tjerë pritet t’i bashkohen skuadrës së Giovanni Stroppa-s. Drejtuesi i famshëm po tenton të sigurojë edhe shërbimet e Mauro Icardit nga PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat