Gavi do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona

Futboll

Gavi do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:10
Gavi

Gavi do të vazhdojë të qëndrojë ende në “Camp Nou”.

E këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Alemany, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Gavi ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën, siç pritej.

Alemany tha: “Gavi do të vazhdojë 100% me Barçën, ne kemi një marrëveshje në fuqi”.

Marrëveshja e re pritet të nënshkruhet, nuk ka qenë kurrë në dyshim.

Mesfushori i talentuar momentalisht ka kontratë të vlefshme deri më 2023, mirëpo gjiganti katalunas dëshiron ta “blindojë” sa më parë 17-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat