Gostivari vazhdon me përforcime

Futboll

Gostivari vazhdon me përforcime

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 16:04
Vildan Kerim

Skuadra e Gostivarit vazhdon që të forcojë ekipin e parë.

Klubi shpreson të zërë vendin e Renovës në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedonisë, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim në këtë drejtim. Mirëpo kjo nuk e ndal skadrën e Gostivarit për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri.

I fundit që është prezantuar është Vildan Kerimi, i cili vjen te Gostivari, pas një sezoni që kaloi në radhët e Vardarit. Anësori i majtë është 27 vjeç dhe mund të kryejë detyrat sulmuese në mesfushë dhe pritet të jetë një përforcim serioz për Gostivarin.

Kerim, sezonin e kaluar zhvilloi 22 ndeshje te Vardari, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dhjetë asiste.

Më herët në karrierën e tij, Vildan Kerim ka luajtur për Drenicën në Kosovë, skuadrën e Skopjes, si dhe skuadrat e ligës së ulët në Turqi:  Sarajonu, Silifike dhe Karaman. Ndryshe skuadra e Gostivarit deri më tani është forcuar me ardhjen e Nikolovskit, Tanushevit, Stojanovit, Petkovskit, Mustafa-s, Muça-s, Ramadanit, Stojçevskit dhe Krstevskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat