Tirana nis rrugëtimin në Champions

Futboll

Tirana nis rrugëtimin në Champions

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 17:43
Tirana nis rrugëtimin në Champions

Shorti i raundit të parë në Champions League i rezervoi Tiranës përballjen me Dudelange.

Ekipi nga Luksemburgu nuk është aspak për t’u nënvlerësuar teksa bardheblutë do të provojnë të kualifikohen për të zgjatur sa më shumë aventurën europiane.

Ndeshjen e parë kryeqytetasit e luajnë në transfertë ndërsa tashmë kanë marrë rrugën për në stadiumin Stade Jos Nosbaum. Trajneri Orges Shehi pritet të vendosë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm duke qenë se nuk ka pasur probleme të rëndësishme fizike tek lojtarët e tij.

Një rezultat pozitiv në transfertë, do t’i jepte një shtysë të madhe Tiranës për ndeshjen e kthimit, më datë 12 korrik në orën 20:00 në Air Albania, takim të cilin do të mund ta ndiqnin edhe në SuperSport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat