Agim Ademi takon Aleksandër Çeferinin 

Futboll

Agim Ademi takon Aleksandër Çeferinin 

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:29
Agim Ademi takon Aleksandër Çeferinin 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është për një arsye në Manchester.

Nga sot fillon Kampionati Evropian i futbollit për femra.

Ademi takoi të parin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin.

“Sot ndodhem në Manchester, për të ndjekur nga afër ndeshjen Angli – Austri, me të cilën do të bëhet hapja e Kampionatit Evropian 2022 për femra, që mbahet deri më 31 korrik. 

Si gjithmonë në evente të tilla është kënaqësi të takohem me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, të cilin e falënderoj për punën dhe përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat