Ademi takohet me danezët dhe gjermanët

Futboll

Ademi takohet me danezët dhe gjermanët

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:32
Ademi takohet me danezët dhe gjermanët

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, takohet me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Danimarkës dhe të Gjermanisë.

“Në Manchester me miqtë e mi, Jesper Moller, president i Federatës së Futbollit të Danimarkës dhe Vadims Ļašenko, president i Federatës së Futbollit të Letonisë. 

Po ashtu, një takim të veçantë pata edhe me Rainer Koch, anëtar i KE të UEFA-s dhe sekretaren e përgjithshme të DFB-së, Heike Ullrich. 

I falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, teksa sekretarja Ullrich paralajmëroi vizitën e presidentit të DFB-së, Bernd Neuendorf dhe të saj në Kosovë. 

Nëpërmjet tyre ia përcjella urimet më të mira për ditëlindje presidentit Neuendorf, i cili sot festoi pranë familjes së tij”. ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat