Sterling arrin marrëveshje me Chelsean

Futboll

Sterling arrin marrëveshje me Chelsean

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:47
Sterling arrin marrëveshje me Chelsean

Raheem Sterling është edhe më afër kalimit te Chelsea.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se sulmuesi anglez tashmë ka arritur marrëveshje personale me “Blutë”.

Sterling thuhet se ka rëndë dakord për kushtet personale dhe se do të bëhet njëri nga lojtarët më të paguar.

27-vjeçari pranoi për t’u transferuar në “Stmaford Bridge” nga Manchester City pas bisedës me trajnerin, Thomas Tuchel.

Chelsea për të kompletuar transferimin e ish-futbollistit të Liverpoolit, tani duhet të arrijë marrëveshje edhe me “Qytetarët”.

Sipas Romanos, Chelsea dhe Man City do të bien dakord për çmimin prej 45 milionë funteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat