Gjilani gati për sfidën evropiane, Ramadani optimist

Futboll

Gjilani gati për sfidën evropiane, Ramadani optimist

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:29
Ramadani

Në prag të sfidës së parë (nesër 20.00) kualifikuese në UEFA Conference League, Gjilani përballë ekipit Liepaja nga Letonia, kanë folur para mediave kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe futbollisti Albert Dabiqaj, duke dhënë impresionet e tyre.

"Do të jetë ndeshje me shumë vlera dhe mendoj se kemi pasur kohën e duhur. Liepaja është ekip me eksperiencë, por ne kemi pikat tona të forta dhe nëse arrijmë ta imponojmë lojën tonë e jo të kundërshtarit, do të marrim rezultat pozitiv. Nëse nuk marrim rezultat të mirë, nuk do të thotë se përfundon, por uroj të fitojmë ne".

"Nuk na intereson loja e mirë, por na intereson kalimi i raundit".

"Objektivi është kalimi tutje", tha Ramadani.

"Do të mundohemi që nëpërmjet lojës së bukur të arrijmë kualifikimi tutje. Jemi gati të japim më të mirën. Nuk po mendojmë për sezonin e ri, por po mendojmë për ndeshjen ndaj Liepajës. Atmosfera është e jashtëzakonshme", tha Dabiqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat