Dabiqaj: Jemi gati të japim më të mirën

Futboll

Dabiqaj: Jemi gati të japim më të mirën

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:45
Dabiqaj: Jemi gati të japim më të mirën

Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj dhe trajneri Zekirija Ramadani kanë folur sot në një konferencë për media në prag të takimit me Liepajën.

Gjilani dhe Liepaja takohen të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj ka thënë se ai me bashkëlojtarë synojnë kualifikimin tutje përmes lojës së bukur.

“Do të mundohemi që nëpërmjet lojës së bukur të arrijmë kualifikimi tutje.

Jemi gati të japim më të mirën. Nuk po mendojmë për sezonin e ri, por po mendojmë për ndeshjen ndaj Liepajës. Atmosfera është e jashtëzakonshme”, tha Dabiqaj në konferencë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat