Monza nuk ka synim mbijetesën në Serie A

Futboll

Monza nuk ka synim mbijetesën në Serie A

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:55
Interi

Monza nuk ka synim thjesht mbijetesën në Serinë A, por edhe një përfaqësim sa më dinjitoz. E konfirmon këtë më së miri merkatoja që po bën Adriano Galliani, i cili ka sjellë deri tani në ekipin e sapo-ngjitur në elitë emra si Stefano Sensi, Matteo Pessina, Andrea Ranocchia, Andrea Carboni e portierin Alessio Cragno.

Megjithatë skuadra nga Brianza nuk ka ndërmend të ndalet, pasi dëshiron të afrojë një sulmues me peshë dhe emri që ka përfunduar në bllokun e Gallianit, është ai i boshnjakut Edin Dzeko.

Ky i fundit ka edhe një vit kontratë me Interin, por hapësirat te zikaltrit janë mbyllur me afrimin e Romelu Lukakut, ndaj Galliani po provon ta bindë, duke i ofruar të njëjtën pagë, por të ndarë në dy sezonet e ardhshme.

Te Interi janë gati të heqin dorë nga boshnjaku, edhe pa marrë asgjë në këmbim, ndërsa tani u takon drejtuesve të Monzës që të bindin Dzekon, duke i ofruar një rol titullari në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat