Mesfushori brazilian prezantohet te Atalanta

Futboll

Mesfushori brazilian prezantohet te Atalanta

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:00
Ederson

Mesfushori Brazilian Ederson, i cili shkëlqeu me Salernitanën sezonin e kaluar në Serinë A, është zyrtarizuar te Atalanta, ku ka pozuar me fanellën e re dhe ka dhënë një deklaratë, ku ka shpjeguar arsyet pse zgjodhi bergamaskët.

Ai u shpreh optimist se zikaltrit do të rikthehen në Champions, teksa deklaroi se ka cilësitë e duhura fizike për të bërë diferencën në mënyrën e lojës që aplikon trajneri Gasperini.

në negociata më bindi ambicia e klubit për të ndërtuar një skuadër të aftë për t’u rikthyer në Champions. Dua të luaj për obejtkiva madhorë dhe Atalanta është një klub që ma ofron këtë.

Jam një mesfushor shumë fizik dhe duhet të punoj shumë, por besoj se do të përshtatem në mënyrë perfekte me lojën që aplikon Gasperini. Numri 13? E zgjodhi bashkëshortja ime, pasi ka lindur më 13 korrik dhe mua më sjell shumë fat”, deklaroi Ederson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat