Mesfushori transferohet te gjiganti turk

Futboll

Mesfushori transferohet te gjiganti turk

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:56
Mesfushori transferohet te gjiganti turk

Sergio Oliveira u huazua nga Porto te Roma në merkaton e janarit. Mesfushori portugez zhvilloi 22 ndeshje me ekipin e Jose Mourinhos, realizoi 3 gola dhe e mbylli aventurën italiane me fitimin e Conference League në Tiranë.

Porto kërkoi 5-6 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa verdhekuqtë vendosën të mos e investonin këtë shumë. Nga kjo situatë ka përfituar Galatasaray.

Rekordmenët e futbollit turk nuk fitojnë titullin prej 3 vitesh. Te Galatasaray kërkojnë me çdo kusht të shpallen kampionë për herë të 23-të në histori, dhe drejtuesit po shfaqen aktivë në merkato.

Klubi nga Stambolli ka arritur marrëveshjen me Porton për të siguruar kartonin e mesfushorit për 3 milionë euro, duke ia dalë të ulin pretendimet e “Dragonjve të Oportos”.

Sergio Oliveira do të udhëtojë në fundjavë drejt Turqisë për të firmosur kontratën me Galatasarayn, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat