Kukësi ndahet me mesfushorin Bahtirin

Futboll

Kukësi ndahet me mesfushorin Bahtirin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:30
Kukësi

Kukësi ka ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar. Shtatë lojtarë janë larguar deri tani, dy të tjerë janë huazuar (Victor Feijao dhe Edison Ndreca), ndërkohë që sot ka ardhur edhe largimi i dhjetë.

Klubi verilindor ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Kreshnik Bahtirin, 29-vjeçarin nga Lipjani.

Mesfushori zhvilloi 18 ndeshje me Kukësin, teksa ia doli të shënonte një gol në Superiore.

"Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Kreshnik Bahtiri. Pas diskutimeve mes klubit dhe mesfushorit Bahtiri, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.

Bahtiri u transferua te Kukësi sezonin e shkuar ku u aktivizua në 14 ndeshje duke shënuar edhe një gol. Klubi i Kukësit e falënderon Bahtirin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”.

Ndërkohë, Bahtiri komentoi shkurt: “Falënderoj klubin për mundësinë e dhënë dhe tifozët për mbështetjen. Kukësin do e kem gjithmonë në mendje e zemër“, njofton Kukësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat