Marotta mashtroi me deklaratën, Dybala pranon ofertën e Interit

Futboll

Marotta mashtroi me deklaratën, Dybala pranon ofertën e Interit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:55
Marotta mashtroi me deklaratën, Dybala pranon ofertën e Interit

“La Gazzetta dello Sport” sot ka shkruar se Paulo Dybala ka pranuar ofertën e Interit, pavarëisht se Marotta la përshtypjen se kishin hequr dorë prej tij.

Sipas prestigjiozes italiane gjithçka është e kryer për marrëveshjen me lojtarin.

Ylli argjentinas nga ana tjetër i ka kërkuar Marottës të zgjidhë situatën sa më parë, pasi në të kundërt do të shqyrtojë alternativat e tjera.

Për sa i përket marrëveshjes, Dybala do të përfitojë tek Interi rreth 5 milionë euro në sezon. Gjithashtu ai do të marrë edhe një milion euro të tjera në formë bonusi në rast se luan 50% të ndeshjeve sezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat