Di Maria zbarkon sot në Torino

Futboll

Di Maria zbarkon sot në Torino

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:18
Di Maria zbarkon sot në Torino

Mund të jenë orë vendimtare për të ardhmen e Angel di Maria-s tek Juventus-i. El Fideo i afrohet gjithmonë dhe më shumë Zonjës së Vjetër dhe do të ishte një nga goditjet më të rëndësishme të të gjithë merkatos së verës.

Argjentinasi do të garantonte numra të paparë më parë në zonën e golit në kampionat, por mbi të gjitha në Champions League. Në fakt, sipas Opta-s, duket se ka një të dhënë unike që i përket Fideo-s.

“Angel Di Maria është mesfushori që ka marrë pjesë në numrin më të madh të golave të shënuar në Champions League që nga momenti që Opta grumbullon të dhënat e asisteve (nga 2003/04) 54: 22 gola dhe 32 asiste”, mesazhi i Opta-s në Twitter.

Domethënë, Juventus-i mund të ketë shumë shpejt në dispozicion një armë më shumë për t’u kthyer në majën e Serisë A, por edhe në Europë, ku Champions League është dhe mbetet objektivi kryesor prej kohësh.

Të shohim jo se nëse, por kur argjentinasi do të nënshkruajë zyrtarisht me Zonjën e Vjetër. Duket se është vetëm çështje ore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat