Morata nuk konsideron më asnjë ofertë

Futboll

Morata nuk konsideron më asnjë ofertë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:07
Morata

Alvaro Morata duket se ka marrë një vendim mbi skuadrën në të cilën do të bëjë pjesë sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi spanjoll kërkon të “luajë” shanset e tij në Madrid dhe dëshiron të qëndrojë pjesë e Atleticos, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024.

Kur përpara është një sezon i rëndësishëm, pasi në mes është Botërori i Katarit, 29-vjeëari nuk kërkon të eksperimetojë dhe pranon më mirë të luftojë për një fanellë titullari në formacionin e trajnerit Diego Simeone. Edhe pse ende kishte një shans për t’u rikthyer te Juventus apo në Angli, Morata tashmë e ka ndarë mendjen e do t’i përkushtohet “Los Rojiblancos”.

Një vendim të cilin Atletico e mirëpret, edhe pse është në vështirësi financiare. Gjithsesi, drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë sulmuesit se nëse mbërrin një ofertë deri në 35 milionë euro, atëherë do ta shesin pasi nuk e kanë luksin të refuzojnë një shumë të tillë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat