Ramadani: Arbitri na penalizoi shumë

Futboll

Ramadani: Arbitri na penalizoi shumë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 22:23
Ramadani: Arbitri na penalizoi shumë

Pas fitores ndaj Liepaja-s, në takimin e parë të Conference League, trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, theksoi se gjithçka mund të kishte shkuar më mirë nëse arbitri nuk do t’i kishte penalizuar në shumë raste.

Tekniku theksoi se skuadra e tij bëri deri diku një lojë të bukur, ndërsa shtoi se do duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë për ndeshjen e kthimit, përndryshe mund te humbasin keq.

Fitorja: “Faleminderit për urimet, jemi të kënaqur. Ishte ndeshja e parë zyrtare. Ishte një kundërshtar që sot ka luajtur në një model tjetër nga tre ndeshjet e tyre të fundit. Na vuri në shumë vështirësi. Fusha ka qenë në gjendje jo të mirë, për të bërë pasime të shkurtra.”

Si shkoi ndeshja? “Gabimet e arbitrit nuk ndikuan në rezultat, mirëpo shumë gabime kundër nesh. Sot kishte momente kur në të vërtetë e acaroi ekipin. Plus ishte një moment kur kisha një futbollist të shtrirë nuk e ndërpreu lojën, e kundërta ndodhi për skuadrën tjetër.”

Debutimi i Zabergjës dhe Krivanjevës: “Debutimi i Krivanjevës dhe Zabergjës ishte më i mirë se debutimi im. Lojtarët e rinj ndjehen sikur janë prej pesë vitesh me lojtarët e tjerë.”

Ndeshja e kthimit: “Duhet të bëjmë një analizë. Nuk do jetë e lehtë, nëse shkojmë me mendjen se jemi kualifikuar do dështojmë, nëse shkojmë me mendjen se na duhet fitorja mund të marrim rezultat pozitiv".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat