Klubi i sheikëve përgatit milionat për sulmuesin e Realit

Futboll

Klubi i sheikëve përgatit milionat për sulmuesin e Realit

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 10:38
Asensio

Klubi i sheikëve përgatit milionat për sulmuesin e Realit!

Newcastlei multimilionerit Mohamed bin Salman është bërë klubi i fundit që kërkon shërbimet e sulmuesit të krahut të Realit të Madridit,Asensio.

Klubi i sheikëve përgatit milionat për sulmuesin e Realit

Duke parë që Reali nuk i ka ofruar rinovimin sulmuesit të vet, “Qymyrxhinjtë” janë gati të përfitojnë për shërbimet e tij.

Marko Asensio ka një kontratë deri në vitin 2023 me Realin dhe nëse ai dhe klubi nuk bien dakord për rinovimin, ai do të largohet me parametra zero vitin e ardhshëm dhe Maldini e ka në planet e tij për ta afruar te Milani gjatë këtij sezoni.

Reali nuk dëshiron ta humbasë falas sulmuesin e vet, ndaj është në pritje të ndonjë oferte për të. E tani që një klub me financa të shëndosha ka mbërritur në derë, Reali është gati të ulet në bisedime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat