Ademi me Dinamo fituan Superkupën e Kroacisë

Futboll

Ademi me Dinamo fituan Superkupën e Kroacisë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2022 Në ora: 22:40
Dinamo

Dinamo e Zagrebit është fitues i Superkupës së Kroacisë, pasi e mposhti me penallti me rezultat 4:1 Hajdukun e Splitit, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Maksimir” . 

Ballafaqimi mes rivalëve të vjetër përfundoi pa gola (0:0) por dinamovitët me penallti dolën më të mirë.  

Kapiteni i Dinamos, Arijan Ademi, u paraqit 78 minuta, ndërsa Emir Sahiti luajti nga minuta e 59-të për Hajdukun. 

Dy klubet më të mëdha kroate e hapën sezonin e ri me një derbi të madh në “Maksimir”.

Në minutën e 32-të, Hajduku pati rast të mirë, goditi traversën pas gjuajtjes së Mikanoviq.

Në pjesën e dytë, Dinamo ishte më dominuese, ndërsa në minutën e 54-të Kaliniç e shpëton për mrekulli portën e tij, duke e ndal goditjen e Ivanushec.

Portieri i Hajdukut u kthye në heroin e ndeshjes, shpëtoi portën nga goditja me kokë e Shpikiqit në minutën e 67-të, tentativën e Orshiqit nga 30 metra në të 80-ën dhe një tjetër gjuajtje të Shpikiçit në minutën e 83-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat