Xherdan Shaqiri në presion me ekipin e tij!

Futboll

Xherdan Shaqiri në presion me ekipin e tij!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:41
Xherdan Shaqiri

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Xhaqiri, reprezentues i Zvicrës, është në presion me ekipin e tij, Chicago Fires, pëson humbjet në Ligën amerikane. 

Chicago Fires pëson humbjen e dy rresht apo të dhjetën deri me tash në kampionat nga 19 ndeshje dhe bien në fund të tabelës.

Situata nuk është aspak e qetë për Chicago Fire në MLS.

Shaqiri luajti nga minuta e parë në humbjen 3:2 në shtëpi në përballje me Columbus Crew. 

Shaqa u zëvendësua dhjetë minuta pa përfunduar takimi kur rezultati ishte 2:2. 

Chicago avancoi me rezultat 2:0 por sa vlen kjo kur pëson më pas tre të tjerë. 

Chicago Fire nuk e kapërcen krizën e rezultateve. Shaqiri asistoi në golin e parë kur shënoi Czichos në minutën e 29-të. Mueller dyfishon epërsinë në minutën e 41-të. 

27 minutat e fundit fatale për vendasit, Etienne (63' e 75') dhe Cucho (83') shënuan për fitoren e Columbus. Columbus Crew është në vend të tetë me 25 pikë e Chicago në fund me 17 sosh në Konferencën e Lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat