Ku do të luajë Cristiano Ronaldo në sezonin e ardhshëm

Futboll

Ku do të luajë Cristiano Ronaldo në sezonin e ardhshëm

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 13:06
Ku do të luajë Cristiano Ronaldo në sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo ua ka bërë të qartë drejtuesve të Manchester United se dëshiron të largohet nga “Old Trafford” gjatë kësaj vere.

Tashmë dihet arsyeja: fakti që “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Por, cila do të jetë e ardhmja e yllit portugez?

37 vjeçari lidhet me një kalim të mundshëm në Chelsea, pra e ardhmja e tij mund të vazhdojë të jetë në Premierlige.

Por, mediat britanike shkruajnë se trajneri Thomas Tuchel nuk është bindur ende për ta marrë portugezin, pasi nuk i përshtatet filozofisë së lojës së tij edhe pse drejtuesit e klubit po insistojnë që ta transferojnë “CR7”.

Ndërkohë, interesim për pesë herë fituesin e Topit të Artë ka shfaqur edhe Bayern Munichu, edhe pse ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe i Juventusit nuk duket fort i bindur për të shkuar në Bundesligë.

Gjithashtu, qe një kohë kampionin evropian me Portugalinë e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini, i cili synon t’i bëjë bashkë në një ekip Ronaldon me Messin.

Pra, në ditët në vazhdim do të dihet përfundimisht e ardhmja e Ronaldos pasi ai dëshiron të ketë sa më shpejtë qartësi rreth së ardhmes, për t’iu bashkuar klubit të ri në përgatitjet parasezonale.

Ronaldo ishte rikthyer në “Teatrin e Ëndrrave” vitin e kaluar, por ekipi e pati një sezon dështues dhe mbeti jashtë Championsit.

Lojtari, nga ana e tij, nuk mund ta paramendojë veten pa luajtur në garën më prestigjioze të futbollit evropian dhe dëshiron të transferohet në një klub që luan në Champions. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat