Inzaghi vlerëson Asllanin: Ka personalitet

Futboll

Inzaghi vlerëson Asllanin: Ka personalitet

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:55
Asllani

Interi fitoi edhe miqësoren e dytë ditën e djeshme duke mundur me lehtësi 4-1 Luganon në testin miqësor.

Në fushë nga minuta e parë ishte dhe Kristjan Asllani, i cili u bë menjëherë protagonist duke dhënë asist që në minutën e e tretë.

Simone Inzaghi e vlerëson shumë 20-vjeçarin, të cilin e mbajti në fushë 88 minuta.

“Jam i kënaqur me atë që pashë në fushë. Kemi vetëm katër ditë së bashku, por zhvilluam një ndeshje të organizuar dhe serioze. Ne e donim me çdo kusht Asllanin në ekip.

Ai ka treguar personalitet të madh në ditët e para me ne, pavarësisht se është shumë i ri. Në atë rol luan Brozovic, por Asllani do të jetë një vlerë e shtuar gjatë sezonit”, deklaroi Inzaghi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat