Lëvizja e fundit e Mendes tërbon tifozët

Futboll

Lëvizja e fundit e Mendes tërbon tifozët

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 17:42
Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United, por pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të luajë në Champions League, kompeticion ku “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të sigurojnë një biletë.

Agjenti i sulmuesit portugez, Jorge Mendes po kontakton klube të ndryshme për t’i ofruar shërbimet e CR7. Bayerni dhe Chelsea refuzuan afrimin e tij, teksa një ofertë e çmendur ka mbërritur nga Arabia Saudite.

37-vjeçarin e pret një ofertë 2-vjeçare me një pagë sezonale prej 125 milionë eurosh, ndërkohë që janë gati 30 milionë euro për United dhe 20 të tjera për menaxherin e tij. Gjithsesi, Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Europë.

ESPN shkruan se Mendes ka kontaktuar edhe Atletico Madrid! Një rikthimin në La Liga e tundon yllin luzitan, por një kalim tek “armiqtë” e Atleticos do shkaktonte zemërim të madh te tifozët e Realit, aty ku Ronaldo është një legjendë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat