Mbrojtësi kuqezi firmos për dy vite

Futboll

Mbrojtësi kuqezi firmos për dy vite

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:05
Mbrojtësi kuqezi firmos për dy vite

Aventurë e re për Angelo Ndreckën. Mbrojtësi i talentuar i përfaqësues Shpresa, ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për dy vite me klubin e Pro Patria në Serinë C italiane.

Ndrecka bëri emër në vitin 2019, kur u bë lojtari më i ri që debutonte në Serinë A, asokohe me Kievon.

Mbrojtësi i majtë më pas u transferua te Lacio, por nuk ia doli të siguronte një kontratë me ekipin e parë të bardhekaltërve, duke u huazuar te ekipi i Teramos ku luajti pak ndeshje në edicionin e kaluar.

Pasi mbylli kontratën e tij me Lacion, lojtari bëri zgjedhjen e radhës për karrierën e tij, duke firmosur me Pro Patrian e cila ka ambicie që në këtë sezon të tentojë ngjitjen në Serinë B.

E vecçanta e Pro Patria është që drejtohet nga femra, pasi presidente është Patricia Testa dhe zëvendëspresidente është vajza e saj, Stefania Salmerigo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat